
Mund të dështojë takimi i përbashkët ndërmjet kryeministrit Albin Kurti, presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe përfaqësuesve të BE-së .
Gazetari Kushtrim Sadikun direkt nga Brukseli ka raportuar ne emisionin “Raport Special” në Kanal10, ku ka thënë se një takim i tillë mund të dështojë për shkak të mos gatishmërisë së dy liderëve për tu takuar kokë më kokë.
“Mund të dështojë takimi tre palësh që është pritur të ndodh pas 15 ose 20 minuta, sepse dy palët nuk është që kanë shfaqur ndonjë gatishmëri, kështu thonë informacionet brenda Bashkimit Evropian”, ka thënë Sadiku.
Ai ka thënë se nuk është ende definitive mos mbajtja e takimit pasi që Borell dhe Lajçak po bëjnë çmos që t’i takojnë kokë më kokë Kurtin e Vuçiqin.
“Nuk është defintitve por situate është e acaruar ndërmjet dy liderëve dhe nuk ekziston një gatishmëri për takim tre palësh”, tha Sadiku. /GAZETA10/