Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

LAJMI I FUNDIT: Nis takimi mes Kurtit e Vuçiqit në Bruksel

Gazeta10
14 Shtator 2023 - 11:39

Në edicionin special kushtuar takimit në Bruksel, në Kanal 10, në një lidhje direkte, gazetari Kushtrim Sadiku, nga Brukseli ka dhënë detaje nga takimi i sotëm mes Kurtit dhe Vuçiq.

Sadiku tha që ky takim vjen në një moment të tensionit dhe presionit, përplasje të ashpër, në një moment pas bojkotit nga serbët dhe tensioneve në veri.

Ai tutje tha që përveç situatës në veri, në tavolinë të diskutimit është edhe asociacioni.

“Sot do të jetë një test i rëndësishëm për BE-në nëse ajo mund të qojë këtë proces përpara”, tha Sadiku.

Në lidhje direkte, gazetari Fidan Rama tha që dialogu po vjen duke u ashpërsuar dhe të dy palët po akuzojnë njëtra-tjetrën.

Ai tutje tha që Kurti ka refuzuar potencialisht që të shtyjë përpara një çështje të asociacionit sipas marrëveshjes bazë kurse nga ana tjetër Vuçiq ka nguruar të lëviz në implementim të marrëveshjeve tjera për shkak të ngecjes së asociacionit.

Rama tutje tha që këto pozicione e kanë sjellur dialogun në një kahje tjetër dhe sot pa dyshim flasim për takime të rënda sepse në realitet atyo nuk po sjellin asgjë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.