Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lansohet web-faqja e re e KMShK-së

Gazeta10
25 November 2026 - 14:30

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) ka lansuar web faqen e re.

Nga sot, web faqja e re e KMShK-se është www.presscouncilkosova.org.

Sipas njoftimit, web-faqja e re është lansuer përmes një projekti të realizuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane dhe i zbatuar nga GIZ dhe DW Akademie.

KMShK është themeluar me ndihmën e OSBE-së në Kosovë në shtator të vitit 2005, ndërsa Zyra e KMShK-së aktivitetin e rregullt e ka filluar në dhjetor të vitit 2005.

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës tani i ka rreth 50 anëtarë të rregullt, media online dhe agjenci lajmesh. Kuvendi i anëtarëve të KMShK-së përbëhet nga përfaqësuesit e mediave online (portaleveve të lajmeve) dhe agjencive të lajmeve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.