Gazeta10

Largimi i kanaleve të DigitAlb, KPM-ja i gjobit operatorët me 100 mijë euro

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), të premten ka mbajtur mbledhjen e parë për këtë vit. E në rend dite ishin ankesat e shumta të qytetarëve në lidhje me largimin e kanaleve të DigitAlb nga operatorët e shpërndarjes.

Qe nga 1 janari e deri më 18 janar, KPM-ja i ka pranuar 340 ankesa për këtë çështje, ndërsa shumica e tyre janë kundër platformës Artmotion, me 221 ankesa, pasuar nga Kujtesa me 87.

E shkak i shkeljeve të shumta, KPM-ja ka gjobitur katër operatorët me 100 mijë euro.

“Duke pasur parasysh gjithë ato ankesa qe kemi pranuar, ne kemi ardhur në përfundim se kemi shkelje të rregullores së KPM-së, nga Ipko, Kujtesa, Artmotion e Telkos. Ato kanë shkelur nenin 15-të. Gjitha këto dështime në implementim të rregulloreve tona paraqesin dëm të madh drejtuar qytetarëve. KPM-ja do veproj për sanksionimin duke ofruar gjobën maksimale e që është 100 mijë euro. Artmotion 64 mijë euro, Kujtesa 26 mijë euro, IPKO 7mijë dhe Telkos me 3 mijë euro”, u shpreh Mehmeti.

“Ka pasur ankesa rreth këtij rasti ku platformat televizive kanë ndryshuar kanalet dhe deri dje kanë ardhur 340 ankesa të qytetarëve dhe nga këto ankesa, 221 janë kundrejt platformës Artmortion, 87 për Kujtesën, 23 IPKO dhe 9 për Telkos”, deklaroi kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti.

Ai tha se natyra e ankesave është e njëjte, ballafaqim me reklamime mashtrues nga këta operatorë të cilët e kanë ditur se nga 1 janari nuk do i kenë shërbimet e DigitAlb.

Mehmeti tha se kontrata  e fundit është bërë më 28 dhjetor pra vetëm tri ditë para se e drejta për shfrytëzim të Digilalb të skadojë./Gazeta10

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
riu
Në lulen e rinisë/ I riu 24 vjeç u vra pas debatit për muzikën e lartë
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
faton-600x360
“Me kaq e përfundoj…” – A ishte një sinjal ‘zhdukja’ e Faton Hajrizit nga TikTok-u?
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua