Gazeta10

Latifi: Kurti e ka kuptuar se pa amerikanët s’mund të qeverisësh në Kosovë

Analisti politik, Blerim Latifi, ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kuptuar se s’mund të qeverisë në Kosovë pa rekomandimet e amerikanëve, shkruan Gazeta10.

Latifi ka thënë se dështimi i vizitës së parë në SHBA me gjasë i ka shërbyer Kurtit për të marrë leksione lidhur me raportet e tij me amerikanët.

Tutje, Latifi ka thënë se zhvillimet në veri kanë qenë një test për Kurtin rreth relacionit të tij me SHBA-në pas vizitës së dytë që ai e zhvilloi atje.

Latifi ka thënë se Kurti po shkon drejtë normalizimit të raporteve me Washingtonin dhe se opozita duhet të kërkojë teren të ri të opozitarizmit.

Këtu keni statusin e plotë:

“Dështimi në vizitën e parë në SHBA, me gjasë Kurtit do t’i ketë shërbyer për ta marrë leksionin e domosdoshëm, të cilin e dinin të gjithë paraardhësit e tij: Nuk mund të qeverisësh në Kosovë duke injoruar qëndrimet dhe kërkesat amerikane.

Në vizitën e dytë Kurti duhet t’ua ketë bërë të qartë amerikanëve se tanimë e ka kuptuar mirë leksionin në fjalë. Testi i parë provues për këtë ishte pardje në veriun e Kosovës. Opozita vrapoi ta akuzojë Kurtin për moskoordinim me amerikanët. Sot ambasadori amerikan doli e tha se çdo gjë ishte e koordinuar me zyrën e tij.

Pasojat e këtyre zhvillimeve janë të qarta: opozita nuk mund të llogaris edhe më tutje në raportet e ngrira midis Kurtit e Uashingtonit. As në tregimin për antiamerikanizmin e tij. Ajo duhet të kërkojë fusha të reja të opozitarizmit. Nëse veç është e interesuar për këtë punë”, ka shkruar Latifi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
337396267_2556707847803320_5631195340894130427_n
“Gjendja i është keqësuar”, Gazetarja kosovare kërkon ndihmë për shërimin e bashkëshortit