
Lavdim Gashi në një paraqitje direkte në emisionin “Gazeta” ka folur për përgatitjet që janë bërë për festën e Kurban Bajrami dhe aktivitetet humanitare që organizata e tyre realizon për familjet në nevojë.
Gashi tha se përgatitjet për Kurban Bajramin nisin muaj më herët, duke përfshirë sigurimin e kafshëve dhe përmbushjen e të gjitha standardeve ligjore për ofrimin e një shërbimi të sigurt dhe cilësor.
Sipas tij, këtë vit mbi 6 mijë familje do të përfitojnë mish kurbani, ndërsa fokus i veçantë mbeten familjet me fëmijë jetim.
“Ne kujdesemi për rreth 1200 familje me fëmijë jetim, për të cilat sigurojmë mish kurbani dhe aktivitete të tjera mbështetëse”, deklaroi ai.
Gashi bëri të ditur se në kuadër të projektit janë paraparë edhe dhurata dhe veshmbathje për fëmijët, ku qindra fëmijë do të kenë mundësi të zgjedhin vetë rrobat e tyre në qendra tregtare.
Ai shtoi se organizata ka qendra shpërndarjeje në gjithë territorin e Kosovës dhe se transporti dhe shpërndarja e mishit bëhet sipas standardeve dhe kushteve të parapara ligjore.
Lajmin e plotë mund ta gjeni në video.