Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lavdim Hamiti nga “Frontonline”: “277 vetura zyrtare janë kthyer në ato civile, të dhëna skandaloze”

Gazeta10
16 October 2024 - 9:56

Gazetari Lavdim Hamiti në emisionin “Adresa Ankesave” ka dhënë detaje për rastin e 277 veturave zyrtare të cilat dy vitet e fundit janë kthyer në vetura civile.

Kjo sipas tij ka ndodhur për arsye që këto vetura të keqpërdoren nga zyrtarët e qeverisë, raporton Gazeta10.

Hamiti ka shtuar se këto vetura priten të përdoren edhe në muajt e zgjedhjeve tw vitit 2025.

“Pritet që këto vetura zyrtare të kthyera në civile do të përdoren edhe në zgjedhjet e muajit shkurt e ne mos t’i vërejmë, këto të dhëna janë zyrtare pasi që i ka dërguar Ministria e Brendshme, aty përveq vetura zyrtare shkruhet se janë 13 vetura me xhama të zi që të mos vërehet se kush është brenda, përveq zyrës së kryeministrit janë edhe disa ndërmarrje të cilat janë pajisur me vetura me xhama të zi, si p.sh ndërrmarrja publike “Ibër Lepenc” , dhe nuk e kuptojë se përse i duhet ndërmarrjes publike një veturë zyrtare dhe me xhama të zi”, tha ai në Kanal10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
12 October 2026
Lajme
12 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.