Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

LDK: Fitër Bajrami të jetë një mundësi për të shpërndarë paqe, dashuri dhe solidaritet

Gazeta10
30 March 2025 - 11:36

Lidhja Demokratike e Kosovës ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.

Në një postim në Facebook, ky subjekt politik ka deklaruar se kjo ditë duhet të shpërndajë paqe, dashuri dhe solidaritet.

“Të gjithë besimtarëve mysliman, urime Festa e Fitër Bajramit. Me shpresë dhe besim që lutjet, agjërimi dhe çdo përpjekje në rrugë të Zotit, të jetë pranuar, Lidhja Demokratike e Kosovës ju uron festën e Bajramit”.

“Le të jetë kjo ditë dhe çdo ditë tjetër një mundësi për të shpërndarë paqe, dashuri dhe solidaritet, vlera këto të cilat duhet të na shoqërojnë gjithmonë. Paçi gjithmonë gëzime në familjet tuaja!”, thuhet në urimin e LDK-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.