
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mirëpritur lajmin për ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit dhe zyrtarët publik në komunat.
Teksa, i ka bërë thirrje Qeverisë që të nis dialogun social me sindikalistët, e jo të komunikojë në distancë, transmeton Gazeta10.
“Qeveria duhet të dëgjoj e pranoj kërkesat e tyre që procesi të filloj menjëherë, nxënësit tanë të kthehen në bankat e shkollës e mësimdhënësve tanë t’u kthehet dinjiteti. LDK gjithashtu kërkon që në seancën e parë në Kuvendin e Kosovës, të procedohet Ligji për Pagat, i njëjti të diskutohet pasi që ende nuk e kemi marrë zyrtarisht si dhe pas të gjitha komenteve, të hyjë në fuqi për zbatim nga janari i vitit 2023, për të mbështetur qytetarët tanë në këtë kohë krize të rëndë ekonomike”, thuhet në njoftimin e LDK-së./Gazeta10