
Raporti: Kanal10
Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga prokuroria që të nis hetimet ndaj ambasadorit Martin Berishaj, presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla. Nga kjo parti kanë kërkuar po ashtu shkarkimin e ambasadorit Berishaj, derisa kanë thënë se qeveria po qëndron krah për krah me të korruptuarit.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkua nga prokuroria që të zhvillojë hetime të detajuara të qarkullimit të parasë së kompanisë së ambasadorit Martin Berishaj.
Po ashtu, nga kjo parti kanë kërkuar që hetime të bëhen edhe ndaj presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti e ministres së Jashtme Donika Gërvalla-Shëartz.
Përmes një konference për medie, deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka kërkuar po ashtu dorëheqjen e menjëhershme të ambasadorit Berishaj.
Ndërsa, deputeti tjetër i LDK-së, Besian Mustafa, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës sipas tij, po tregon se nuk po lufton korrupsionin por është krah për krah me të korruptuarit.
Lidhja demokratike e Kosovës ka kërkuar që kryesia e Kuvendit ta procedojë për në seancë plenare Draft – Raportin e Komisionit Hetimor parlamentar, dhe i njëjti të trajtohet sipas dispozitave të Rregullores së Kuvendit. / Kanal10