Gazeta10

LDK: Opozita duhet të konsultohet dhe të dëgjohet para se të ndërmerren veprimet

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ka reaguar lidhur me mungesën e saj në takimin e krerëve të shtetit që u zhvillua sot, ku ka thënë se opozita duhet të konsultohet para se të merren veprimet, shkruan Gazeta10.

Në komunikatën e tyre thuhet se LDK i ka dhënë mbështetje mbrëmë Qeverisë së Kosovës por në bazë të asaj se si shkuan gjërat e kanë kuptuar se institucionet nuk janë koordinuar me askënd.

Po ashtu, LDK ka thënë se Presidentja e ka ftuar sot në takim opozitën për ta mbuluar dështimin dhe papërgjegjësinë.

Tutje, është thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës mund ta ndihmojë qeverinë por jo të marrë përsipër gabimet e saj.

Këtu keni komunikatën e plotë:

“KOMUNIKATË PËR MEDIE

1 gusht 2022, Prishtinë

Lidhja Demokratike e Kosovës dje, i dha mbështetje institucioneve të Republikës së Kosovës në lidhje me shtrirjen e ligjshmërisë në gjithë territorin e vendit. Dënuam sulmin ndaj Policisë së Kosovës që po ushtronte mandatin e saj kushtetues. Kërkuam koordinim me bashkësinë ndërkombëtare dhe theksuam që Kosovës në këto momente i duhen më së shumti siguria dhe qetësia.

Nga dështimi i mbrëmshëm, kuptuam që institucionet nuk janë koordinuar me askënd dhe se nuk kanë qenë të përgatitura për situatën e djeshme.

Ndërsa sot, pas dështimit, Presidentja ftoi në takim partitë opozitare me Qeverinë. Për çfarë? Për të mbuluar dështimin dhe papërgjegjësinë?

Opozita duhet të konsultohet dhe të dëgjohet para se të ndërmerren veprimet. Opozita mund të ndihmojë Qeverinë që të mos gabojë, por nuk mund të marrë përsipër dështimet e saj.

Mbështesim vendosjen e reciprocitetit, si masë e drejtë e çdo shteti sovran. Në të njëjtën kohë, koordinimi me aleatët tanë është kërkesë e përhershme e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ky koordinim është kushti i vetëm i suksesit

LDK – ZYRA PËR INFORMIM”, thuhet në komunikatën e LDK-së. / Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë