Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Leart Paqarada lirohet nga grumbullimi i Kombëtares për shkak të lëndimit

Gazeta10
10 Tetor 2024 - 12:49

Mbrojtësi i Kolnit, Leart Paqarada është liruar nga grumbullimi i Kombëtares për ndeshjet kundër Lituanisë dhe Qipros, për shkak të lëndimit.

Gjatë dy ditëve të kaluara ai në përgjithësi ka stërvitur i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit, teksa pas ekzaminimeve mjekësore u vendos që ai të lirohet dhe të kthehet në klubin e tij për trajtimin e nevojshëm.

Dardanët sot pasdite udhëtojnë drejt Lituanisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.