
Skuadra e Los Angeles Lakers shënoi fitore ndaj Golden State Warriors me shifrat 120:112.
Basketbollisti më i mirë në këtë ndeshje ishte LeBron James.
Amerikani realizoi 42 pikë, bëri 17 kërcime dhe 8 asistime.
I dyti më i mirë në këtë fushë ishte Curry i Golden State, që shënoi 37 pikë, 7 kërcime dhe 4 asistime.
Kujtojmë se edhe në këtë ndeshje nuk arriti të luante transferimi më i ri, Luka Donçiq.