Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Leci: Presidentët e klubeve mendojnë se trajnerët nga jashtë janë më të menqur se kosovarët

Gazeta10
05 November 2023 - 23:09

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth trajnerëve kosovarë dhe Superligës së Kosovës.

Të ftuar në studio janë, Liridon Leci, gjersa atij i bashkohet edhe Tahir Batatina, Debatik Curri, Jeton Gashi, Kujtim Zebica dhe Tahir Lushtaku. Në lidhje direkte janë të ftuar edhe Klodian Duro dhe Bledi Shkëmbi.

Gjatë diskutimin për dukurinë e shkarkimeve të trajnerëve në futbollin kosovar, Leci tha se presidentët e klubeve duhet të ndryshojnë qëndrim krahas trajnerëve kosovar.

“Presidentët e klubeve të Kosovës po mendojnë se trajnerët nga jashtë janë më të mirë e më të menqur se ata të Kosovës, kjo qasje duhet të ndryshojë” – tha ai.

Tutje, Leci foli pak edhe për shkarkimin e Debatik Currit nga Prishtina.

“Nuk e shoh një ndryshim kokë-më-kokë te Prishtina në rolin e trajnerit. Curri është më i mirë se Egbo” – përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.