Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Legjislaturës së re të Kuvendit i bashkohen edhe këta ish-ushtarakë

Gazeta10
20 February 2025 - 14:48

Disa ish-ushtarakë do t’i bashkohen legjislaturës së re të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Nga katër gjithsej, tre i përkasin Partisë Demokratike e njëri Lidhjes Demokratike.

Ish-ushtaraku Fadil Hadërgjonaj i cili ishte kandidat në listën e LDK-së për deputet ka grumbulluar deri tani 15 mijë e 638 vota dhe pritet të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Nga PDK, ish-komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, ka arritur të marrë 24 mijë e 219 vota, Jakup Nura 25 mijë e 645 vota dhe Xhevahir Geci ka marrë 18 mijë e 195 vota.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.