
Lejla, e cila u bë pjesë e një prej Prime-ve të Big Brother VIP Kosova për t’u përballur me Fatjonën lidhur me bullizimin që kishte përjetuar vite më parë, ka folur për këtë përvojë në emisionin “n’Drit” në Kanal 10.
Ajo ka thënë se të gjithë njerëzit gabojnë, sidomos kur janë të rinj, duke theksuar se Fatjonës ia dëshiron të gjitha të mirat.
Lejla vlerësoi edhe faktin që Fatjona i kishte kërkuar falje gjatë Prime-it, duke e konsideruar këtë si një shenjë force.
“Besoj se të gjithë gabojmë, jemi njerëz, sidomos kur kemi qenë të reja. Unë Fatjonës ia dëshiroj të gjitha të mirat dhe ajo e ka treguar forcën në atë Prime kur më ka kërkuar falje”, u shpreh Lejla./Gazeta10