Gazeta10

Lënda ishte veçuar para gjashtë vitesh, dështon të nisë gjykimi ndaj Bujar Bukoshit për “Fondin 3%”

Për shkak të mungesës së të akuzuarit Bujar Bukoshi, ish-kryeministër i Kosovës në ekzil, ka dështuar të fillojë të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë gjykimi në rastin “Fondi 3%”, për pjesën e veçuar para më shumë se gjashtë vjetësh.

Në lidhje me mungesën e të akuzuarit Bukoshi, gjykatësi Rrahman Beqiri tha se gjykata i ka dërguar ftesë të rregullt në adresën e dhënë në aktakuzë, mirëpo ftesa është kthyer në gjykatë me zarfin e mbyllur dhe me konstatimin se i është lënë njoftim më 23 gusht 2024.

“Për çka gjykata nuk mund të konstatojë se është ftuar në mënyrë të rregullt”, shtoi gjykatësi Beqiri, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi konstatoi edhe mungesën e mbrojtësit të Bukoshit, avokatit Besnik Berisha, duke shtuar që përmes llogarisë elektronike, më 2 gusht 2024 ka njoftuar gjykatën se i mbrojturi i tij (Bukoshi) ka probleme shëndetësore, andaj ka kërkuar shtyrjen e kësaj seance.

Po ashtu, gjykatësi Beqiri konstatoi se avokati Berisha duke u përgjigjur në thirrjen e gjykatës që të dorëzojë prova që argumentojnë gjendjen shëndetësore të rënduar të të mbrojturit të tij, ka dërguar një raport mjekësor.

“… nga kontakti me familjarët e tij, i ka siguruar disa dokumente mjekësore, një raport mjekësor që argumentojnë sëmundjen e tij”, tha gjykatësi Beqiri.

Po ashtu, gjykatësi Beqiri, lidhur me mungesën e Berishës në seanca tha se ka rezultuar se e ka të pamundur të jetë i pranishëm për shkak se është në një seancë tjetër në këtë gjykatë.

Më tej, tha se Gjykata do të kërkojë nga Policia verifikimin e adresës së saktë të të akuzuarit Bukoshi, duke marrë parasysh që nuk ka arritur t’i dorëzohet ftesa.

NË FOKUS

driloni
Ky është personi që shtiu në drejtim të punëtorit të “Extreme Pizza” në lagjen Aktash
MURIC
Ekskluzive: Kanal10 siguron pamjet – Muric, Zhegrova e Muslija ishin në një nga lokalet e kryeqytetit
lajmi
Zhduket një grua në Rahovicë të Ferizajt, publikohet fotografia
IMG_9902
Nimani: Koalicioni ynë do të jetë befasia e zgjedhjeve, sipas sondazheve do t’i marrim 15 për qind – Na janë bashkuar 300 profesorë
d636feea-5786-4684-90dc-a770ff120762
Momenti kur ushtari italian i kërkon policit ta largojë veturën zyrtare nga ura e Ibrit (VIDEO)
IMG_8565
Ndahen Santiana dhe Lirimi
aferdita
Afërdita lajmërohet nga palestra, ekspozon linjat trupore në top formë
Klinika-e-Onkologjise
Qytetarët me kancer dhe sëmundje të rënda kronike ndihmohen me 250 euro në muaj