
Elvis Rexhbeçaj ka pësuar një lëndim në gju dhe si pasojë e kësaj nuk u paraqit për Augsburgun në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë kundër Hallescherit.
“Kicker” raportoi se mesfushori i Kosovës ka një lëndim në gju, prandaj nuk u paraqit në atë ballafaqim.
Mirëpo, lëndimi i Rexhbeçajt nuk është serioz dhe ai pritet të jetë i gatshëm për sfidën kundër Freiburgut në fundjavë.
Mesfushori nga Prizreni të mërkurën do të rifillojë stërvitjet me grupin dhe më pas trajneri i skuadrës do të vendosë së a do të startojnë në ndeshjen hapëse të sezonit të ri në Bundesligë.
Rexhbeçaj pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e shtatorit me Kosovën kundër Zvicrës dhe Suedisë.