
Sot rreth orës 15:00 reparti i psikiatrisë në spitalin rajonal të Pejës është kapluar nga zjarri, ku si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore.
Një person ka pësuar lëndime trupore, pasi reparti i psikiatrisë në Spitalin Rajonal të Pejës është kapluar zjarri.
Rasti ka ndodhur rreth orës 15:00, dhe është konfirmuar nga Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 14:40 policia është njoftuar për një zjarr në spitalin rajonal të Pejës në repartin e psikiatrisë. Menjëherë më të kuptuar rastin kanë dal policia, zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin shumë shpejtë. I lënduar është një punëtor i sigurimit, i cili ka lëndime të lehta. Ndihmë mjekësore ka kërkuar edhe një personel mjekësor nga tymi që ka kapluar repartin”, ka thënë Gashi./Gazeta10