Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të lëndimit të rëndë trupor në Gjilan.
Në raport, Policia thekson se viktima është mashkull shtetas i Bangladeshit, ndërsa ai është lënduar në dorë dhe po trajtohet në QKUK.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Gjilan 04.03.2024 – 20:23. Raportohet se viktima mashkull shtetas i Bangladeshit, derisa ka qenë duke punuar në rrethana të panjohura është lënduar në dorë. Viktima pas trajtimit në Emergjencën e Gjilanit është transferuar në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe Inspektori i Punës. Rasti nën hetime.” – shkroi ai.