Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Lëvizja për Bashkim: Çdo Asociacion i Komunave me Shumicë Serbe-bosnjëzon Kosovën

Gazeta10
21 October 2022 - 11:29

Lëvizja për Bashkim ka thënë se secili asociacioni i komunave me shumicë serbe e bosnjëzon Kosovën, raporton Gazeta10.

Në njoftimin e LB-së thuhet se pavarësisht nivelit të kompetencave të asociacionit një gjë e tillë do ta bënte Kosovën më pak funksionale se tani.

Më tej, thuhet se edhe kështu si është Kosova është e bonjëzuar duke iu referuar të drejtave të pakicave etnike serbe.

LB ka thënë se në këtë konteskt secili nivel i asociacionit vetëm se do ta vuloste përfundimisht këtë bosnjëzim.

Këtu keni statusin e plotë:

“Çdo asociacion i komunave me shumicë serbe – bosnjëzon shtetin e Kosovës!

“Asociacioni i komunave me shumicë serbe” tash e 9 vjet është bërë sinonim i legalizimit të një autonomie politike të pakicës serbe brenda shtetit të Kosovës.

Bartësit e institucioneve të shtetit të Kosovës kanë hezituar dhe hezitojnë ta jetësojnë atë. Madje edhe qeveritë që e kanë nënshkruar marrëveshjen për “Asociacionin…”, kanë hezituar ta jetësojnë. Ndërsa qeveria e tanishme e ka demonstruar edhe forcërisht qëndrimin kundër jetësimit të këtij asociacioni.

Në mënyrë që shteti i Kosovës ta përpijë më lehtë jetësimin e këtij asociacioni, disa segmente të politikës sonë, e sidomos miqtë ndërkombëtarë, thonë se asociacioni të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe pa kompetenca ekzekutive. Këtë të fundit nuk e përmendin qartë miqtë ndërkombëtarë.

Mirëpo, sado që do të ishte në përputhje me Kushtetutën e tanishme të Kosovës një asociacion i komunave me shumicë serbe – dhe sado pak kompetenca të kishte – një asociacion i tillë do ta bënte shtetin e Kosovës edhe më pak funksional sesa është tani.

Që të jemi më të saktë: Republika e Kosovës, – me të drejtën e pakicave për votim të dyfishtë, të sanksionuar në Kushtetutë, në njërën anë; dhe me pushtetin ilegal nëpër komuna me shumicë serbe, në anën tjetër, – tashmë është e bosnjëzuar. Një asociacion i komunave me shumicë serbe, me çfarëdo kompetencash, vetëm se do ta legalizonte tërësisht dhe përfundimisht bosnjëzimin e shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.