Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Lewandowski fillon mbarë këtë La Liga

Gazeta10
03 Shkurt 2023 - 11:08

Robert Lewandowski është duke shkëqlyer me fanellën e Barcelonës.

Sulmuesi polak u rikthye të mërkurën mbrëma në aksion, pasi mungoi tre ndeshje për shkak të kartonit të kuq dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, ai e tundi rrjetën përsëri.

Lewa shënoi në minutën e 80-të ndaj Real Betisit për të arritur në kuotën e 14-të golave në La Liga, transmeton Gazeta10.

34-vjeçari e mban stafetën për më së shumti gola të realizuara në këtë sezon të elitës së futbollit spanjoll.

Ai është shndrruar në një nga futbollistët kryesorë të katalunasve dhe është një nga të preferuarit e trajerit, Xavi Hernandez.

Në total ai ka 23 gola në të gjitha garat dhe, sipas Mundo Deportivo, klubi i detyrohet Bayernit 1.25 milionë euro pasi të arrijë 25 gola brenda sezonit, shifër e cila do të paguhet çdo sezon që ai e bën atë.

Sulmuesi polak shënoi golin e 23-të të mërkurën mbrëma kundër Real Betis, në një ndeshje që e rriti epërsinë e tyre ndaj Real Madridit të vendit të dytë

Shtatgjati ka kontratë valide me Barcelonën deri në vitin 2026, teksa në “Transfermarkt” vlerësohet 45 milionë euro.

 Gjithashtu dy golat e ardhshëm të Robert Lewandowskit do t’i kushtojnë Barcelonës edhe 1.25 milionë euro të tjera, edhe pse ata nuk mund të përballonin as të huazonin një lojtar në ditën e fundit. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.