Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Liberalizimi nuk ofron punë – hapë dritare punësimi, por ka proces të rregullt – Nora Hasani, OEGJK

Gazeta10
19 January 2024 - 9:07

Drejtoresha e Odës Ekonomike Gjermane Kosovare, Nora Hasani ka folur rreth punësimit gjatë liberazimit të vizave në Gjermani.

Sipas saj, liberalizimi i’a lehtëson bizneseve kosovare të kenë qasje më të lehtë në tregun gjerman, raporton Gazeta10.

“Ndërmarrjet e Kosovës do ta kenë mundësinë që shumë më lehtë pa procedura birokratike me udhëtu në Gjermani, me u taku me partnerë potencial me marrë pjesë në panaire e konferenca dhe në këtë mënyrë munden eventualisht me gjetë partnerë por edhe qasje më të lehtë në tregun gjerman por në të njejtën kohë me sjellë ide të reja”, tha ajo për Kanal10.

E para e OEGJK thekson se liberalizimi i vizave nuk ofron punë por që hapë dritare punësimi në Evropë.

Hasani shton se do të ketë rritje të tregtisë në mes të Kosovës dhe Gjermanisë duke e përfshi importin dhe eksportin./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.