Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Liburn Aliu mungon në listën e Vetëvendosjes – Pse ndodhi kjo? – Analiza në “Adresë”

Gazeta10
12 December 2024 - 0:49

Në listën e publikuar të kandidatëve të Lëvizjes Vetvendosje ra në sy mungesa e ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliut, raporton Gazeta10.

Komentatorja politike, Pranvera Ejupi-Hajzeraj ka thënë se kjo mungesë e Aliut shpërfaq përçarjet brenda partisë.

“Gjithmonë nëpër parti kur ka shumë persona alfa që fillojnë secili me bo grupin e vet dhe ndodhin përçamjet. Tash po janë të pushtetshëm, po këqyrin me i shty agjendat personale”, ka thënë ajo.

Nga ana tjetër, gazetari Naim Sadikuka thënë se Glauk Konjufca ka qenë i vetmi që ka qëndruar përkrah Kurtit që nga fillimet e Lëvizjes Vetëvendosje.

Por Ejupi-Hajzeraj ka thënë se interesat e mëdha kanë krijuar grupacione në VV.

“Nuk janë sepse kanë filluar interesat e mëdha aty, janë krijuar grupacione të ndryshme”, tha ajo.

Tutje, gazetari dhe njëherësh moderatori, Arben Ahmeti ka thënë se mospërfshirja e Aliut në listën e VV-së mund të ketë si shkak i përçarjes së tij me liderin.

“Me sa e di unë, mëkati kryesor i Liburnit ka qenë kundërshtimi i tij i madh që ministria të vendosë për tokat e manastirit. Liburni e ka pasur të pamundur që një kauzë për të cilën ka protestuar ta pranojë. Këtë informatë e kam pranu, besoj që kjo ka qenë përçarja e madhe me liderin”, ka thënë Ahmeti. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.