Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Liderit të Hamasit i vriten tre djemtë nga bombardimi në Gaza

Gazeta10
10 April 2024 - 20:13

Lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh, ka thënë se tre djemtë e tij dhe disa nipër e mbesa janë vrarë gjatë një sulmi izraelit në Gaza, raporton BBC.

Dëshmitarët kanë thënë se automjeti në të cilin ndodheshin tre djemtë e Haniyeh dhe fëmijët e tyre ishte goditur nga një raketë në kampin Al-Shati në qytetin e Gazës.Aë

Ata ishin duke i vizituar familjarët e tjerë në ditën e parë të Bajramit të Madh.

Lideri i Hamasit ka marrë lajmin e vrasjes së djemve në Doha të Katarit.

Ai ka akuzuar Izraelin për vrasjen e djemve me qëllim që të ndërrojë pozicionin e Hamasit në bisedimet për armëpushim.

Ai ka shtuar se kjo nuk do të ndodhë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.