Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Lidershipi po i fryn zjarrit” – Spahiu për raportet me Amerikën

Gazeta10
20 February 2024 - 21:14

Analisti Nexhmedin Spahiu ka folur për raportet e Kosovës me Amerikën duke thënë se Kosova është e pafuqishme ti dëmtoj raportet me këtë të fundit.

Ai në emisionin Politiko në Kanal10 tha se një gjë e tillë fillimisht nuk është në interes të Amerikës.

“Nuk e besoj tani që në interesin Amerikan është me i prishë punët me Kosovën. Kosova është një krijesë e Amerikës dhe aty ajo e hëngër një shuplakë fytyrës prej ambasadorit rus pikërisht prej kësaj qeverie. Kjo qeveri vet e përmend që është projekt i përkohshëm edhe ambsadori amerikan anglez frances e ulën kokën sepse ai ishte një poshtërim për ta, domethënë qe çka keni njoftë.”

Tutje Spahiu tha se Kurti është duke dëshmuar lidership në këtë.

“Është duke dëshmuar lidership, veprimet janë natyrisht të guximshme të cilat mund ta shpiejnë drejt një suksesi apo edhe drejt një dështimi, nuk mund ta dijmë deri në momentin e fundit.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.