Lajme

Limaj për dialogun: S’ka marrëveshje me njohje, kanë me i hangër fjalët, e kanë me u dridhë

Gazeta10
22 Shtator 2022 - 21:56

Kritika të ashpra ndaj pushtetit dhe opozitës kishte sonte, kreu i NISMA-së, Fatmir Limaj në Politiko të Kanal10.

Limaj duke folur për procesin e dialogut me Serbinë, ka paralajmëruar se marrëveshja finale do të jetë pa njohje të ndërsjell, dhe se sipas tij, ky proces do të ndryshojë rrjedhën dhe për to shumë politikanë do t’i “hanë” fjalët që i kanë thënë.

“Ka me ardh kjo pjesa pa njohje të Kosovës. Shenjat janë duke shkuar në atë drejtim. Edhe dalja e këtyre letrave e kanë atë qëllim. Unë si një politikanë me përvojë, mund të deklarohem për këto tema. Nuk është vendi këtu me dhënë mendimin për to. Unë e di edhe mundem me marrë me mend çfarë situata kanë me na ardh .Kanë me ardhë shumë situata të rënda e të vështira, shumë kush ka me i hangër fjalët e ka me u dridhë. Zhvillimet janë pak ma ndryshe se si kanë qenë”, tha Limaj në Politiko. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.