Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Limaj: Plani franko-gjerman rrezik i madh për Kosovën

Gazeta10
09 February 2023 - 22:26

Lideri i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, ka komentuar debatin e zhvilluar në Kuvendin e Kosovës për Asociacionin duke u shprehur i shqetësuar siç tha ai për menyrën si po zhvillohet ky proces.

Sipas tij nga ky debat parlamentar nuk pash një pozicion të qartë dhe në çfarë drejtimi është duke shkuar procesi i dialogut dhe formimi i asociacionit.

“Kjo tregon që në Kuvendin e Kosovës ka munguar debati për asociacionin dhe kjo tregon mungesën e transparencës dhe që kjo mungesë e transparencës po tentohet të mbulohet me takime të mbyllura.”, ka deklaruar Limaj në emisionin “Debat Plus”, përcjell KosovaPress.

Sipas Limaj shumë gjëra janë të paqarta, duhet të dihet qendrimi zyrtar i pozitës dhe opozitës në Kosovë rreth dialogut dhe asociacionit.

Lideri i Nismës Socialdemokrate planin franko-gjerman e ka cilësuar si rrezik të madh për vendin dhe tutje është shprehur që Kryeministri Kurti është duke rënë në kurthen e presidentit serb Vuçiq me kriju një situatë të tensionuar në Kosovë.

Tutje Limaj ka deklaruar se hapat e marrë nga Kryeministri Kurti në lidhje me dialogun kanë qenë të gabuar dhe artificial.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.