Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Limaj viziton shokët në Hagë, beteja e tyre është betejë e Kosovës

Gazeta10
15 December 2022 - 14:23


​Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vizituar sot bashkëluftëtarët e tij që ndodhën në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë, raporton Gazeta10.

Limaj ka shkruar në Facebook se asnjëherë nuk e ka menduar që do të kthehet në Hagë për t’i vizituar krerët e UÇK-së, sepse ka qenë i bindur që është luftëtari i fundit që futet dhe del nga kjo ndërtesë.

“Emocion i veçantë që pikërisht në 17-vjetorin e lirimit tim nga Tribunali i Hagës t’i vizitoj bashkëluftëtarët e mi që ndodhen në objektin pas meje. Bashkëluftëtarët të cilët do t’i vizitoj sot e kanë të qartë që aty nuk janë për çështje personale, por për të zhvilluar bejten e fundit për pavarësinë e Kosovës. Një betejë ndryshe, me mjete të tjera, me mjete ligjore. Ata janë të vetëdishëm që kjo betejë është për historinë e Kosovës. Pikërisht, këtu po tentohet përmbysja e historisë së lavdishme të kombit tonë, jo vetëm për ne që sot jetojmë, por për gjeneratat që do të vijnë edhe pas 100 viteve. Kështu që, beteja në Hagë nuk është betejë personale as e Hashim Thaçit, as e Jakup Krasniqit, as e Kadri Veselit, as e Rexhep Selimit dhe të tjerëve, por përmes tyre, është betejë për Kosovën. Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, prandaj epilogu i kësaj beteje nuk mund të jetë ndryshe pos fitore”, ka shkruar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.