Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Lirohen aktivistët e PSD-së që u arrestuan në protestën kundër Trëndafiloves

Gazeta10
01 December 2023 - 19:03

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se është lirurar bashkë me aktivistët që u arrestuan gjatë protestës kundër Trëndafiloves.

Molliqaj tha se dhuna joproporcionale e policore u pa dhe nuk ka justifikim.

Postimi i plotë:

Te dashur miq,

Unë, Zgjimi, Noli, Agroni, Korabi e Genti sapo u liruam. Dhuna joproporcionale e policore u pa. Ajo nuk ka justifikim. Duke u munduar t’i dëshmohen kryetarës së gjykatës, u vendosëm padrejtësisht në mbajtje dhe ngarkohemi për gjëra të paqena.

Këtë e di Gjykata, por qëllimi ishte që ne të izoloheshim për sa kohë që znj. Trendafilova është në Kosovë. Kjo nuk ka lidhje me drejtësi. Kjo gjykatë, me këtë kryetare, sa më tepër që po mundohet ta rregullojë imazhin, aq më tepër po del në pah sa politike dhe anti-UÇK është.

E vërteta nuk lejon makiazhin. Maskë nuk ka më. Ajo u pa.

Ju faleminderit shumë për mbështetjen e treguar!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.