
Janë liruar nga paraburgimi djemtë e ish-deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj, që ishin arrestuar gjatë ditës së djeshme nën dyshimet e përfshirjes në një rrahje.
Kjo është bërë e ditur nga Faton Ukaj, i cili ka publikuar një fotografi bashkë me vëllain e tij në veturë, pak minuta pas lirimit, transmeton Gazeta10.

Dy djemtë e ish-deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj në Prizren janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prizren, nën dyshimet se janë përfshirë në një rrahje, në fshatin Serbicë e Ulët. Florenti, ish-kandidat për deputet po ashtu nga LDK, tash asamblist në komunën e Prizrenit dhe Fatoni, janë ndaluar për 48 orë, të dyshuar për dy vepra penale. Arrestimin e tyre e kishte konfirmuar vet ish-deputeti Ukaj./Gazeta10