Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Lisa Presley varroset afër të birit dhe babait në Graceland

Gazeta10
14 January 2023 - 14:11

Lisa Marie Presle do të varroset afër babait dhe djalit të saj në pronën e familjes në Graceland, Tennessee, bën të ditur një përfaqësues i familjes.

Këngëtarja Presley, e cila vdiq nga arresti kardiak në shtëpinë e saj, ishte 54 vjeçare. Ajo ishte edhe fëmiu i vetëm i “Mbretit të Rock’n’Rollit”, Elvis Presley.

“Varri i Lisa Marie do të jetë afër Benit, birit të saj të dashur në Graceland”, tha përfaqësuesi i familjes.

Djali i saj, Benjamin Keough, 27 vjeçar, bëri vetëvrasje në gusht të vitit 2020, shkruan BBC, transmeton Gazeta10.

Në një ndër postimet e saj në rrjetet sociale, ajo ndau një ese që kishte shkruar për revistën People për përballjen e saj me mërzinë pas vdekjes së djalit.

Presley la tre vajzat, Riley Keough, aktore, dhe binjaket Finley dhe Harper Lockwood, dhe nënën e saj, Priscilla./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.