Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lista Serbe kthehet në seancë për t’u nënshkruar, opozita akuza pushtetit për shkeljen e Kushtetutës

Gazeta10
06 April 2023 - 19:58

Raporti: Egzona Shala / Kanal10

E, në fillim të kësaj seance, në deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare kanë përplasur pozitën dhe opozitën. Derisa, pas 5 muajve mungesë, Lista Serbe kthehet në Kuvend, por vetëm nënshkruhet dhe sërish lëshon sallën. Ndaj këtij veprimi ka reaguar kryetari Glauk Konjufca, duke e quajtur sjellje të papërgjegjshme.

Pas pesë muaj bojkot, deputetët e Listës Serbe, sërish iu kthyen punimeve të Kuvendit të Kosovës.

Por, qëndrimi i tyre në seancë zgjati vetëm 10 minuta, pasi sërish lëshuan sallën.

Ndaj këtij veprimi reagoi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili e ka quajtur sjellje të papërgjegjshme.

E më pas, seanca e Kuvendit vazhdoi me pikat e rendit të ditës, ku pati shumë polemika mes pushtetit dhe opozitës.

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës ka përplasur ministren e drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe deputeten e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

Ndërsa, ish-kryeministri, Avdullah Hoti ka akuzuar presidenten dhe qeverinë për lënien e shumë institucioneve dhe bordeve pa drejtues.

E ministri Hekuran Murati ka akuzuar LDK-në për rritjen e inflacionit duke thënë se inflacioni do të ishte më i ulët nëse LDK nuk do ta kishte quar ligjin në Kushtetuese.

Gjatë kësaj seance pati edhe diskutime tjera dhe pyetje të shumta parlamentare për të cilat disa morën përgjigje nga ministrat e disa jo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
16 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.