Gazeta10

Lista Serbe: Synojmë rrëzimin e Albin Kurtit

Lista Serbe ka bërë të ditur se synon rrëzimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, raporton Gazeta10.

Përmes një komunikate për shtyp kjo parti ka thënë se nuk bashkëpunon me qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti.

Tutje, thuhet se Kurti punon kundër interesave të popullit serb dhe qytetarëve që duan të jetojnë në paqe në këto zona.

“Lista Serbe nuk bashkëpunon me Qeverinë e Albin Kurtit, sepse ajo punon kundër interesave të popullit serb dhe se qëllimi ynë politik është të rrëzojmë Albin Kurtin nga pushteti, i cili është në interes të të gjithëve që duan të jetojnë në paqe në këto zona”, tha Lista Serbe përmes një komunikate për shtyp.

Kujtojmë se Kosova së fundmi është përballur me tensione të larta në veriun e vendit që kanë ngjallur përplasje të mëdha politike. / Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë