Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Liverpool – Manchester United, kryendeshja e kësaj xhiro në Premierligë

Gazeta10
03 March 2023 - 17:13

Premierliga vazhdon edhe këtë javë me xhiron e 26-të, me kryendeshjen që luhet në “Anfield Road” mes Liverpool dhe Manchester United. Ndeshja luhet ditën e diel me fillim nga ora 17:30.

Manchester United udhëton për te Liverpool pas fitores ndaj Leicester City javën e kaluar, ndërsa Liverpool hyn në këtë ndeshje pas fitores ndaj Wolverhampton me rezultat 2-0.

Ndeshje tjetër interesante pritet të luhet edhe në “Etihad Stadium”. Ky stadium do të jetë nikoqir i ndeshjes Manchester City – Newcastle United, e cila luhet të shtunën me fillim nga ora 13:30. Ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve këtë sezon përfundoi me barazim 3-3.

Ndërkohë, lideri i tabelës, Arsenali luan po ditën e shtunë dhe përballë do të ketë skuadrën e Bournemouth, skuadër e cila ndodhet në pjesën e poshtme të tabelës.

Skuadra tjetër nga Londra, Chelsea do të luajë me skuadrën e cila po kalon shumë probleme këtë sezon, Leeds United. Ndeshja luhet në stadiumin “Stamford Bridge”, dhe zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 16:00.

Tottenham Hotspur, të cilët befasishëm u eliminuan nga FA Cup gjatë kësaj jave, luajnë si mysafir i Wolverhampton. Këta të fundit në ndeshjen e fundit në elitën e futbollit anglez pësuan humbje nga Liverpool me shifrat 2-0.

Ndeshja përmbyllëse e kësaj xhiro luhet të hënën më 6 mars, me ndeshjen që luhet mes Brentford dhe Fulham.

Tabelën e Premierligës e kryeson Arsenali me 60 pikë, 5 më shumë se ndjekësi më i afërt, manchester City.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.