Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Liverpooli tenton transferimin e Jamal Musialas

Gazeta10
04 October 2022 - 16:59

Liverpooli është ekipi i fundit që ka shprehur interesim për talentin e Bayern Munich, Jamal Musiala, shkruan Gazeta10.

Liverpooli është tash e një kohë duke e monitoruar situatën e Musialës dhe në verë planifikojnë t’i dërgojnë Bayernit ofertë zyrtare për të.

“The Reds” janë në kërkim të një mesfushori me tipare ofanzive dhe e shohin talentin e Bayernit si idealin për atë pozitë.

Por transferimin e talentit gjermano-anglez nuk do të jetë aq i lehtë pasi ai ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2026.

Musiala përkundër faktit që kalon në formë të mirë në ‘Bavarezët’, nuk është kundër një kalimi në eltiën e futbollit anglez.

19-vjeçari ka qenë më parë pjesë e grupmoshave të reja të Anglisë, ndërsa tanimë luan me Kombëtaren A të Gjermanisë.

Vlera e mesfushorit në treg është rreth 80 milionë euro.

Këtë sezon ai ka zhvilluar 11 ndeshje me kampionin në fuqi të Gjermanisë, prej të cilave ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar pesë asistime. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.