Gazeta10

Lladrovci uron: Gëzuar veteranë, vlerë e shtetit dhe kombit që nuk njohin disfata

Kryeyari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar Ditën e Veteranit, duke përkujtuar si ditë që me shumë bashkëluftëtarë ishte krah komandantit legjendar Adem Jasharit.

Është ditë për të shprehur nderimin tonë për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si vlerë e shtetit dhe kombit që nuk njohin disfata, ka deklaruar ai.

Postimi i Lladrovcit në facebook:

Në Ditën e Veteranit, kujtojmë me nderim mbrojtjen e armatosur të familjes heroike Jashari nga sulmi i forcave okupatore serbe, më 1991.

Qëndresa dhe lavdia e asaj dite, na përkujton vendosmërinë e rrugës së filluar për çlirim, Ditën e Veteranit, ditë ku ishim përkrah Komandantit legjendar Adem Jasharit, me bashkëluftëtarët Shaban Shalën, Jakup Krasniqin, Elmi Zekën, Zeqir Bekollin, Gani Sylën, Idriz Hysenin, Imer Lladrovcin, Azem Sylën, Xheladin Gashin, Mehdi Bardhin, Maliq Vilakun, Sinan Gashin, Daut Zeqirin e Tetovës dhe shumë të tjerë nga Drenica dhe më gjerë, të gatshëm për organizimin e mëtejmë.

Është ditë për të shprehur nderimin tonë për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si vlerë e shtetit dhe kombit që nuk njohin disfata.

Në këtë ditë, urim i veçantë shkon për heronjtë e luftës e paqes, veteranët e UÇK-së, Hashimin, Kadriun, Jakupin, Rexhën me shokët tjerë që përballen me akuza të padrejta

Veteranë, gëzuar kjo ditë e shënuar!

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Nderim i përjetshëm për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë!

NË FOKUS

gruaja
Vrasja e gruas në Pejë nga burri i saj, detajet e fundit nga rasti tragjik
valonn
Ky është i dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj
vrasja-576x360-1
Vrasja në Pejë, reagojnë nga komuna: Gjyljeta punonte qe 20 vjet si asistente e stomatologut
1-55-600x360-1
Një grua sulmon dhe rrah keq një grua tjetër në Prishtinë, arrestohet brenda pak minutave
akil
“Akil Gjakova është në arrati”, avokatja e gruas së tij jep detaje për divorcin e dhunshëm
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Zbulohet identiteti i gruas që dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Ferizaj
IMG_5024
Aksidenti tragjik në Leposaviq, këta janë personat që mbetën të vdekur
436305588_836502955177305_7501723294438286291_n
"Pse ta mori jeten Edi qe aq shume e mbrojte dhe e dashte"-Vrasja e gruas në Pejë, reagon njëri nga familjarët