
Superliga e Kosovës në futboll vazhdon edhe sot me tri takime interesante.
Në planprogramin e ditës së sotme janë paraparë të luhen tri duele nga ora 13:00.
Fokusi kryesor pritet të jetë në Suharekë, ku përballen Ballkani dhe Gjilani, ndërsa dy ndeshjet tjera që zhvillohen janë: Prishtina – Trepça ’89 dhe Llapi – Malisheva.
Formacionet zyrtare të ndeshjes Llapi – Malisheva:
Llapi: Avdyli; Shabani, Rivera, Selimi, Milic, Krasniqi, Fernando, Limani, Neto, Progni, Fazliu.
Malisheva: Gashi; Kryeziu, Veliu, Gavazaj, Mustafa, Sobowale, Bruqi, Hajdari, Pira, Bihorac, Tolaj.