Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Llapi mohon akuzat për trukimin e ndeshjeve

Gazeta10
24 February 2023 - 10:07

Llapi ka reaguar me anë të një komunikate zyrtare pas artikujve të shumtë mbrëmjen e së enjtes, ku akuzohej për trukimin e ndeshjeve gjatë vitit 2022, raporto Gazeta10. 

Mediumet franceze, Le Figaro dhe Le Parisien raportuan gjatë të enjtes mbi një skandal të trukimeve në futbollin kosovar apo më saktë në Superligën e Kosovës.

Sipas Le Figaro, të paktën katër ndeshje të Superligës së Kosovës janë manipuluar për baste, gjë që ka çuar nëntë persona nën pranga në Francë pas një hetimi një vjeçar, ku dyshohet se janë fituar mbi 300 mijë euro.

Pas këtij mediumi, ishte gazeta e njohur franceze ‘Le Parisien’, e cila ka dhënë detaje të reja në lidhje me klubin dhe arrestimet e kryera në Francë, ku në qendër të skandalit është klubi i Llapit.

Sipas kësaj gazete, grupi prej afër 10 personash të moshës 22 deri 50 vjeç janë të përfshirë në skandalin për ndeshje të kurdisura nga klubi i Llapit nga Podujeva.

Le Parisien shtoi se në këtë skandal të përfshirë janë drejtuesit e klubit, anëtarët e stafit teknik dhe disa lojtarë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.