
Ikona shqiptare e stilit dhe bukurisë, Luana Vjollca, do të jetë pjesë e Festivalit të Modës në Dubai Mall, ku do të flasë në një panel të dedikuar ndërtimit të markave të suksesshme në industrinë e modës dhe bukurisë.
Më shumë sesa një prezantuese dhe figurë televizive, Luana Vjollca është sot forca kreative dhe strategjike pas markës LULU, duke sjellë një qasje moderne dhe ambicioze në tregun e bukurisë.
Pjesëmarrja e saj në këtë festival shënon një hap të rëndësishëm drejt pozicionimit të saj si sipërmarrëse në skenën ndërkombëtare.
Festivalit të Modës në Dubai Mall pritet t’i bashkohen emra të njohur të industrisë, duke e kthyer këtë event në një nga momentet më të rëndësishme të modës në rajon.