Lajme

Lufta në Ukrainë, The Guardian përmbledh disa ngjarje, përmend edhe Kosovën

Gazeta10
04 Gusht 2022 - 12:17

Prestigjozja britanike, The Guardian, në një përmbledhje të fundit të dedikuar luftës në Ukrainë, ka përmendur dhe Kosovën, raporton Gazeta10.

Lajmi për tërheqjen e trupave ukrainas nga Kosova ka zënë vend në përmbledhje e së përditshmes The Guardian.

“Ukraina po tërheq 40 trupa paqeruajtës të saj nga misioni i udhëhequr nga NATO në Kosovë, i cili ka gjithsej 3,800 trupa, sipas njoftimeve nga Ukraina. Në mars, Zelensky nxori një dekret që të gjitha misionet të kthehen në Ukrainë për të mbështetur luftën”, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta10.

Kujtojmë se sot është dita e 162 që kur Rusia ka filluar një pushtim në shkallë të plotë ndaj Ukrainës. Rusia është përballur me rezistencë ushtarake në Ukrainë si dhe me sanksione ekonomike dhe politike nga Perëndimi. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
05 Dhjetor 2024

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.