Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lufta në Ukrainë, vazhdon përplasja deklarative mes SHBA-së dhe Rusisë

Gazeta10
15 September 2022 - 16:47

Ministria e Jashtme e Rusisë tha të enjten se nëse Shtetet e Bashkuara vendosin të furnizojnë Kievin me raketa me rreze më të gjatë veprimi, ajo do të kalojë një “vijë të kuqe” dhe do të bëhet “një palë në konflikt”, shkruan Reuters, transmeton Gazeta10.

Në një konferencë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova shtoi se Rusia “rezervon të drejtën për të mbrojtur territorin e saj”.

Uashingtoni e ka furnizuar hapur Ukrainën me raketa të avancuara GMLRS, të lëshuara nga lëshuesit HIMARS, që mund të godasin objektiva deri në 80 km (50 milje) larg.

“Nëse Uashingtoni vendos të furnizojë Kievin me raketa me rreze më të gjatë veprimi, atëherë ai do të kalojë vijën e kuqe dhe do të bëhet palë e drejtpërdrejtë në konflikt,” tha Zakharova.

Zyrtarët amerikanë thonë se Ukraina ka premtuar të mos përdorë raketa amerikane për të goditur vetë Rusinë.

Lashuesit HIMARS mund të përdoren gjithashtu për të gjuajtur raketa taktike ATACMS me rreze më të gjatë veprimi, të cilat mund të kenë një rreze veprimi deri në 300 km. Një zyrtar i lartë ukrainas nuk pranoi të thoshte më 19 gusht nëse Kievi tani kishte ATACMS. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.