Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Luftove si luan” – Driton Kuka reagon pas humbjes së Akil Gjakovës

Gazeta10
29 Korrik 2024 - 20:00

Maestro” i xhudos dhe trajneri i Akil Gjakovës, Driton Kuka ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”.
Ky është postimi i plotë i Kukës (pa ndërhyrje):

“Luftove si luan sot Akil!

Arrite gjysmëfinalen Olimpike!

Meritove medaljen por fati sishte me ne sot!

Tri fitore të mëdha,Azeri e Japonezi ndalën medaljen e parë për shtetin e Kosovës për meshkuj pas luftes!

Pesë lufta të çmendura dhe të forta.

Ishe në çdo element më i mirë në gjysëmfinale por në sport ndonjëherë fati luan rolin e vet!

Vendi i 5 në Lojëra Olimpike rezultati më i madh për meshkuj pas shpalljes së pavarësisë!

Nora sot garoj e lënduar por e pati dëshirën edhe një herë të garoj në Lojëra Olimpike,jo për veten por për shtetin tonë,për popullin Shqiptar,por nuk eci ashtu si menduam por je Kampione Olimpike dhe e tillë do mbetesh për mua krejt jetën!

Shkojmë më tutje

Driton Kuka ka shkruar për Akil Gjakovën, i cili ka mbetur pa asnjë medalje në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.