
Sot ka nisur viti i ri shkollor në Shqipëri dhe këngëtari Luz Ejlli gjatë ditës së sotme ka shprehur dëshiren që ti shoqërojë në shkollë fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” në Tiranë.
Në një video të siguruar nga TCH, Luizi shihet i rrethuar nga fëmijët të cilët duken mjaft të entuziazmuar për prezencën e këngëtarit në një ditë të rëndësishme për ta.
Shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli” është qendër rezidenciale, që ofron shërbim 24 orësh dhe 7 ditë në javë për fëmijët jetimë dhe atyre me gjendje të vështirë ekonomiko -sociale dhe financohen nga shteti.