
Së fundmi temë diskutimi këto ditë ishte ajo se fituesi i formatit, “BBVA” Luiz Ejlli dhe reperi nga shqipëria Noizy, kanë prishur raportet në mes tyre shkaku i bashkëpunimit me Getoar Selimi i njohur për publikun si Ghetto Geasy.
Krejt ky dyshim erdhi pasi Noizy do të mbajë koncert në Tiranë me datën 4 Gusht dhe në listën e te ftuarve mungon artisti shkodranLuiz Ejlli.
Mirpo këngëtari doli me një sqarim rreth kësaj qeshtje në rrjetin social Instagram ku tha se ai nuk do të jetë pjesë e koncertit pasi ka agjenden e zënë dhe gjithashtu ka mohuar idenë për prishtje të raportit me Noizyn.
“Po lexoja nëpër portale, pse nuk është Luizi te koncerti i Noizyt. Përgjigja është se unë kam shumë koncerte, shumë aktivitete, e kam agjendën shumë të ngarkuar. Si unë, ka edhe shumë kolegë të tjerë, të cilët nuk janë. Unë i uroj me shpirt dhe me zemër Noizyt dhe të gjithë artistëve që do të jenë aty që koncerti të shkojë sa më mirë, të ketë sa më shumë sukses, të ketë sa më shumë audiencë. Të shkëlqejë si di ai. Do të takohemi me Noizyn, me të gjithë, këtu do jemi. Do të punojmë bashkë, do të rrimë bashkë, pa merak. Nëse doni të na fusni në sherr vazhdoni jeni të mirëpritur, nëse doni me na nda vazhdoni, unë nuk kam armiq në art, në kulturë e në sport unë kam qejf mos me pas armiq as në jetë, por jeta i ka këto, mos keqinterpretoni gjëra që nuk janë, mos shpikni gjëra nga hiçi se dilni bllof.”, tha tutje këngëtari.