Gazeta10

Lulzim Peci thotë se mundësia që Serbia ta sulmojë Kosovën është minore

Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se mundësia që Serbia ta sulmojë Kosovën është minore, raporton Gazeta10.

Peci ka thënë se sot lufta me Serbinë është diplomatike dhe jo e karakterit ushtarak.

Tutje, Peci ka thënë se në Kosovë është KFOR-i dhe se Kosova është e rrethuar me vendet fqinje që të gjitha anëtare të NATO-së përpos Serbisë.

Peci ka thënë se gjeopolitika e Ballkanit ka ndryshuar dhe se ajo nuk është e viteve të 90-ta dhe kjo paraqet përparësi për Kosovën.

I pari i KIPRED ka thënë se Kosova duhet të veprojë me racionalitet ndaj komunitetit serb këtu të cilët duhet të ndjehen si në shtëpinë e tyre.

Këtu keni statusin e plotë:

“Sot, lufta me Serbine eshte diplomatike dhe jo e karakterit ushtarak, ndersa mundesia e agresionit ndaj Kosoves eshte minore, ne mos e pamundur, pavaresisht deshirave qe ndonje koke-krisur mund te kete ne Beograd apo Rusia.

Kosova, perpos prezences se KFOR-it eshte e rrethuar me fqinje, qe perpos Serbise, te gjithe jane anetare te NATO-s.

Gjeopolitika e tanishme e Ballkanit, nuk eshte ajo e viteve te 1990ta, dhe ky eshte nje avantazh madhor per vendin tone, i cili duhet te materializohet me politike te mencur, se pari ndaj qytetareve te komunitetit serb te Kosoves, te cilet duhet te ndjehen si ne shtepine e tyre, ashtu edhe ndaj Serbise, e cila eshte duke tentuar ta demtoj kete shtepi”, ka shkruar Peci në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë