Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Lumi: Dukagjini kandidat i fortë për dalje në Evropë  

Gazeta10
09 April 2023 - 21:51

Në emisionin “Kampionët”, i cili transmetohet çdo të diel të ftuar në studio janë: opinionistë të përhershëm, Faruk Statovci e Bekim Isufi, gazetari i sportit, Alban Lumi dhe zëdhënësi i KOK-ut, Kushtrim Krasniqi.

Gjatë diskutimit për ndeshjen Prishtina – Dukagjini, e cila përfundoi me rezultat 2-1 në të mirë të Dukagjinit, Alban Lumi tha se ekipi nga Klina është njëri nga kandidatët për daljen në Evropë.

“Dukagjini një skuadër kompaktë, unë mendoj se deri në fund klinasit do të jenë pretedentë për daljen në Evropë”, tha Lumi.

Tutje, Alban Lumi foli edhe për Prishtinën, duke theksuar se po kalon në disa probleme si skuadër.

“Prishtina duhet të jetë syhapur e të dalë fituese në Kupën e Kosovës, sepse është mëkat që një skuadër si ajo të mos fitojë asnjë trofe”, përfundoi Lumi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.