Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lumir Abdixhiku merr votëbesimin, vazhdon të udhëheqë LDK-në

Gazeta10
30 July 2026 - 21:38

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka marrë votëbesimin e delegatëve në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të partisë, duke siguruar vazhdimin e mandatit në krye të LDK-së.

Pas përfundimit të procesit të votimit dhe numërimit të fletëvotimeve, rezultati 170 pro  konfirmoi mbështetjen e shumicës së delegatëve për Abdixhikun, i cili do të vazhdojë të drejtojë partinë edhe në mandatin e ardhshëm.

Brenda sallës, Abdixhiku u prit me duartrokitje…

Në Kuvendin e Jashtëzakonshëm votuan 328 delegatë, të cilët u thirrën për të vendosur për votëbesimin ndaj kryetarit, në një proces që u zhvillua mes diskutimeve për drejtimin dhe të ardhmen e LDK-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.