Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lumir Abdixhiku për vdekjen e Alush Gashit: Më iku një mik i madh, një mentor e këshilltar

Gazeta10
15 May 2026 - 14:38

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vdekjes së politikanit Alush Gashi, duke e cilësuar atë si një mik të madh, mentor dhe një prej njerëzve më të afërt në rrugëtimin e tij politik.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se Gashi ishte bashkëpunëtor i afërt i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe një figurë e urtë e politikës kosovare.

“Për mua ishte shumë më shumë se kaq. Ishte mentor. Ishte këshilltar. Ishte një prej njerëzve më të afërt që pata në këtë rrugëtim. Në këtë rrugëtim timin, rrallë kam takuar njerëz me aq maturi e aq mirësi. Në momentet më të vështira, tek ai gjeja gjithmonë qetësi. Një mendim të peshuar. Një fjalë që të kthjellonte. Një përkujdesje të heshtur, pa zhurmë, pa kërkuar asgjë. E kam të vështirë ta besoj se nuk do të flasim më. Se nuk do ta kem më atë telefonatë, atë mendim të urtë, atë qetësi që dinte ta sillte edhe kur gjithçka bëhej zhurmë”, ka shkruar Abdixhiku.

Njëherësh, Abdixhiku tha se në momentet më të vështira tek Gashi gjente gjithmonë qetësi, një mendim të peshuar dhe përkujdesje të heshtur.

“Nuk arritëm të përshëndetemi në këtë botë profë. Kjo më dhemb shumë. Më mbetet peng. Sepse gjithmonë kam menduar se do të kemi edhe një bisedë tjetër. Edhe një kafe. Edhe një këshillë të fundit. Shpresoj të të kem bërë krenar, sadopak. Siç jam përpjekur gjithmonë të jem në lartësinë e besimit, këshillave e miqësisë sate. Do të më mungosh shumë profë. Ishe njeriu më i sinqertë në këtë rrugëtim kaq të vështirë. Pusho në paqe! Ilirijanës, Anilit e Arbanit, bëhuni të fortë. Mbi të gjitha, ndjehuni krenar! Askush si ai”, shkroi kreu i LDK-së./Klankosova.tv

Postimi i plotë: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10163292333137759&set=a.10150389414962759&type=3&ref=embed_post

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.