Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lushaku: Nuk kam njësi matëse që e mat sinqeritetin e ndonjë partie, pjekuri politike është të gjitha partitë të ulen

Gazeta10
24 February 2026 - 11:30

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku ka thënë se nuk ka ndonjë njësi matëse që e mat sinqeritetin e ndonjë partie politike, por thekson se është pjekur politike nëse të gjitha partitë ulen dhe dialogojnë sa më shumë që është e mundur.

“Nuk kam një njësi matëse që e mat sinqeritetin e ndonjë partie politike. Është pjekuri politike nëse të gjitha partitë ulen dhe dialogojnë sa më shumë që është e mundur. Dialogu kërkohet për arritjen e çfarëdo marrëveshjeje, andaj mendoj që është pjekuri e partive politike që të ulen dhe të vijnë te zgjidhja me qëllim që të mos ketë ngërç institucional apo destabilizim të vendit ose shkuarje në zgjedhje”, tha ajo.

Ndonëse thotë se LDK është e gatshme për zgjedhje, por nënvizon se fillimisht duhet të provohet të arrihet një marrëveshje për president

“Shkuarja në zgjedhje nuk është diçka specifike; normalisht, si parti jemi të gatshëm me shku në zgjedhje, por njëherë duhet të provohet të arrihet një marrëveshje, një president me integritet luan rolin e presidentit”, tha ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.